Ass. Dr. ILIR HASANI, dr. sci
Dr. Ilir Hasani ka lindur më 23 maj 1977 në Kumanovë, ku edhe ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Ai u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin akademik shkollor 1994/95 dhe u diplomua në vitin 2001 me mesatare 8.8.
Pas përfundimit të praktikës obligative mjekësore , ai u punësua në Institucionin Mjekësor Privat “Zana” si mjek i përgjithshëm. Që nga viti 2003 ai punoi vullnetarisht në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup, ku edhe ishte i përfshirë në mënyrë aktive në praktikën e përditshme. Ai u punësua në Klinikën e Traumatologjisë në vitin 2004. Titullin specialist në kirurgji të përgjithshme e arriti në qershor të vitit 2008. Në vitin 2006 ai u zgjodh si asistent i ri, në vitin 2011 si asistent, dhe në vitin 2015 u zgjodh asistent-doktorant në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e kirurgjisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2010 ka mbajtur postin e drejtorit të Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Qendrën Klinike-Shkup. Në vitin 2009, ai u zgjodh për përfaqësues kombëtar i Komitetit të shoqatës mjeksore të Forcave të NATO-s.
Në qershor të vitit 2010 u emërua zëvendës kordinator i klinikave kirurgjikale me Qendrën Emergjente, Klinikën për Anestezion, Rianimim dhe Kujdes Intensiv dhe Klinika e Sëmundjeve Ortopedike.
Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ishte drejtues i Qendrës Emergjente Kirurgjikale, ku dha kontribut të madh në organizimin e shërbimeve emergjente,në dijagnostikën emergjente, në kujdesin emergjent të pacientëve me sëmundje akute kirurgjikale në kushte normale dhe në kushte të ndodhive masive.
Që nga gushti i vitit 2017, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ai u emërua Drejtor i ISHP KU të Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë,Reanimimit dhe Kujdesit Intenziv, Qendrës Emergjente në Shkup. Në vitin 2017 ai u emërua Këshilltar Nacional i Ministrit të Shëndetësisë.
Në mars te vitit 2018, kreu studimet e doktoratures në lëmin e traumatologjise ne Fakultetin e Mjekesisë në Univeryitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
Në vitin 2018 kreu subspecijalizimin ne lemin e traumatologjise se sistemit lokomotor.
Ai ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpoziume dhe takime të tjera profesionale dhe shkencore të karakterit ndërkombëtar dhe kombëtar si ligjërues i ftuar dhe është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve dhe punimeve shkencore që janë shqyrtuar në revista , në kongrese dhe simpoziume.
Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, për të cilën ka certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht nga Universiteti i Kembrixhit. Ai ka njohuri elementare në gjuhën gjermane dhe posedon aftësi kompjuterike të jashtëzakonshme.
Është anëtar i Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë, anëtar i Shoqatës Maqedonase të Ortopedëve dhe Traumatologëve, anëtar i Shoqatës Ao Alumni, anëtar i Shoqatës AO Spine, anëtar i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopédique et de Traumatologie).