Klinika Univerzitare e Traumatologjisë Shkup
Çdo gjë filloi në vitin e largët 1967, kur u krijua Klinika e Sëmundjeve Kirurgjike. Në kuadër të kësaj, disa vite më vonë Departamenti i Traumatologjisë u nda më vete. Në almanakun “Njëzet vjet në Klinikën e Sëmundjeve Kirurgjike (1047-67)”, thotë: “Traumatologjia, e cila më së shumti regjistron politrauma, udhëhiqet nga ekip, shefi i së cilës kishte mundësinë të studiojë problematikën në Londër dhe Birmingem. …këtu vijnë pacientë të komplikuar dhe shpesh të lënë pas dore, që kanë nevojë për ndërhyrjet rekonstruktive, gjithmonë; me përpjekje për të mbajtur maksimalisht funksionin e gjymtyrëve. Kontribut të veçantë paraqesin ndërhyrjet tek thyerjet e komplikuara të ekstremiteteve, atje ku nuk ekzistojnë kontraindikacione, menjëherë duhet të fillohet me osteosintezën primare.
Në përshkrimin e shefit, sigurisht do të njohim fytyrën dhe veprat e Dr. Dushan Zherajik-ut, themeluesi i mendimit traumatologjik modern në Maqedoni. Nga këndvështrimi i sotshëm plotësisht mund të pajtohemi me qëllimet e tretmanit të pacientëve të lënduar, të cilat sot e kësaj dite mbeten të njëjta: gjymtyrë funksionale dhe pa dhimbje, e aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme jetësore, të punës dhe sportive. Kuptohet për realizimin e këtyre qëllimeve në dukje të thjeshta, të nevojshme janë procedura dhe tretmanë operative të menjëhershme, të përshtatshme dhe të bazuara në mendime bashkëkohore shkencore, që do të kthejnë pacientin e lënduar sa më shpejtë që është e mundur në funksionimin e tij normal jetësor dhe punues.
Këtu duhet të shënohen përpjekjet e një vargu kirurgësh traumatolog (Saveski, Todorov, Simeonov, Velkovski, Gavrilovski), të cilët nga qëndrimet e tyre profesionale jashtë vendit sollën në Maqedoni, metoda moderne për tretman operativ të lëndimeve të boshtit kurrizor, eshtrave të gjatë, si dhe lëndimeve të unazës të legenit, në kohë relative të njëjtë me paraqitjen e tyre në skenën e traumatologjisë evropiane dhe amerikane. Kështu, Klinika e Traumatologjisë u rrit në një institucion modern bashkëkohor që dikton trendet bashkëkohore në regjion, veçanërisht në fushën e patologjive të boshtit kurrizor (lëndimet, sëmundjet degjenerative dhe tumoret) në kuptim të fiksimit transpedikular të të njëjtit, si dhe metodat e dekompresimit të parëm dhe të prapmë të boshtit kurrizor, repozicion i hapur dhe osteosintezë e lëndimeve komplekse të legenit dhe acetabulit, fiksimi intramedullar i eshtrave të gjata, zgjedhje e thyerjeve të komplikuara intraartikulare sipas principeve të AO shkollës, përfshirë edhe lëndimet komplekse të bërrylit, supit, dorës dhe nyjës të dorës, kyçit të këmbës, talusit, kalkaneusit. Gjithashtu Klinika e Traumatologjisë është lider në vendin tonë në tretmanin e pacientëve të poli traumatizuar, trauma gjeriatrike si dhe kirurgjia artroskopike , veçanërisht e gjurit me kirurgji të ligamentit të kryqëzuar të parëm.
Kolegjiumi profesional i Klinikës të Traumatologjisë, çdo ditë investon përpjekje maksimale për mirëmbajtjen e standardit më të lart të mundshëm të kujdesit të të lënduarve me punë të palodhshme si gjatë programit të rregullt operativ, ashtu dhe me punë sakrifikuese pasdite dhe ore natës kur mjekët kujdestar, pa vonesë angazhohen në zgjidhjen e lëndimeve komplekse që kërkojnë trajtim urgjent orët e para pas pranimit të pacientëve. Këto do donim të theksojmë edhe bashkëpunimin që në këtë fushë, Klinika e Traumatologjisë e realizon me kolegët e saj anesteziolog nga KARKI. Kështu vitin e kaluar, në Klinikë i trajtuan rreth 1700 pacientë, prej të cilëve tek 1500 u bënë ndërhyrje operative.
Mjekët investojnë përpjekje plotësuese për zhvillimin e teknikave të reja për aplikimin e implanteve moderne osteositetike, si përdorimi i plakave mbyllëse osteosintetike minimale invazive, tipa të reja të fiksimit intramedular, procedura endoprotetike, si dhe implante bashkëkohore në zgjedhje e problemeve të boshtit kurrizor, në kuptim të përdorimit të vertebroplastikës, zhvendosjen e trupave vertebral me të ashtuquajtura Cage implante, dhe sisteme të tjera për fiksim të parëm dhe të prapmë të boshtit kurrizor.
Problem të veçantë në vitet e kaluara paraqesin dhe pacientët me fraktura, të shkaktuara si pasojë e dendësisë së ulët , gjegjësisht kualitetit të ashtit, të ashtuquajtura fraktura nga energji e ulët. Problemet në zgjedhjen e këtyre, në literaturë të njohura edhe si fragility fracture, janë të shumëfishta. Duke filluar nga përzgjedhja e saktë e procedurës dhe teknikës operative, përzgjedhja e saktë e implantit osteosintetik si dhe zgjedhjen paralele të gjendjeve komorbide na tipi i sëmundjeve të zemrës, Diabetes Mellitus , sëmundje degjenerative, etj, që janë shoqërues i rregullt te ky tip i pacientëve.
Gjithashtu , pjesa poliklinike-ambulantore është e përbëra nga dy ambulanta dhe një sallë gipsi, që funksionojnë çdo ditë pune, me kapacitet të zmadhuar me frekuencë nga ************ kontrolle dhe ndërhyrje në vit.
Duhet të pranohet se për grup prej 10 specialistëve, ajo është mjaft një gamë e gjerë e punës, me të cilën Klinika e Traumatologjisë suksesshëm, ballafaqohet në bazë ditore.
E nevojshme është dozë e madhe entuziazmi, pa nëse doni dhe altruizëm i pastër për marrjen me këtë veprimtari specifike. Rezultatet e punës tonë, kënaqësia pas shërimit të mbaruar me sukses, të lëndimeve dhe sëmundjeve që nga rrënja dhe vetëm në një çast të fatkeqësisë e ndryshojnë jetën e pacientëve tanë, është e madhe. Por gjithsesi, presim nga shoqëria jonë të njohë këtë përpjekje që doktorët e Klinikës të Traumatologjisë e investojnë përditë dhe të përgjigjet përshtatshëm me përmirësimin e statusit të përgjithshëm të kirurgut në shoqërinë tonë, që për momentin nuk është në nivelin e dëshiruar.
Në kuadër të Klinikës të Traumatologjisë në mënyrë aktive funksionon Qendra Spinale, ku trajtohen rastet më komplekse të patologjisë të boshtit kurrizor, duke përfshirë thyerjet e kurrizit, gjendjet degjenerative të boshtit kurrizor, tumoret dhe infeksionet kurrizore, si dhe në kohën e fundit me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, në mënyrë intensive punohen dhe korrigjimet e deformiteteve të boshtit kurrizor në gjithë format e tij, nga të miturit, adoleshentët, si dhe format degjenerative të deformiteteve të boshtit kurrizor.
Serioze është qasja drejt digjitalizimit të zonës tonë, dhe bëhen përgatitje intensive për implementimin e të njëjtës me mundësinë për rruajtje dhe klasifikimin e xhirimeve radiologjike, kyçe për procesin e evoluimit të punës tonë. Mundësia e një zgjedhjeje softueri për klasifikim dhe ruajtje të dokumentacionit të përgjithshëm mjekësor, dukshëm do të lehtësojë veprimtarinë tonë publicistike.
Dr. Emilija Stojkovska Pemovska