Klinika Univerzitare per semundje Ortopedike – Shkup
Klinika per semundje Ortopedike eshte njera nder klinikat me te reja te Fakultetiti te mjekesise, e themeluar me 8 Nentor te vitit 1956 me vendim te administrates se Fakultetit te Mjekesise, ndersa vendimi eshte konfirmuar me 10 Janar te vitit 1957 nga keshilli i Univerzitetit te Shkupit. 8 Nentori i vitit 1956 eshte i shenuar edhe zyrtarisht si data e themelimit te Klinikes per semundje Ortopedike ne Shkup.
Klinika për sëmundje Ortopedike në Shkup është institucioni më i madh shëndetësor i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë dhe gjatë ekzistencës së tij është zhvilluar në nivel kombëtar, regjional dhe qender internacionale per dijagnostifikimin dhe sherimin e semundjeve dhe lendimeve te sistemit osteomuskular te femijet dhe te rriturit. Ajo eshte e vendosur ne dy lokacione dhe perbehet nga Klinika A dhe Klinika B. Pjesa stacionare ka 150 krevat spitalor dhe 10 krevate per kujdes intensive, te cilet jane te shperndare ne 13 reparte dhe gjate vitit trajtohen rreth 2500 paciente. Ne Kliniken Univerzitare per semundje Ortopedike me metodat dhe qasjet me bashkohore ne vit operohen rreth 1500 paciente.
Drejtimet subspecialistike me te zhvilluara dhe te afirmuara munden te renditen ne vijim :
– dijagnostifikimi i hershem, prevenimi dhe trajtimi i displazioneve kongjenitale te kokerdhokut me ultrasound,
– dijagnostifikimi me ultrasound te sistemit lokomotor,
– trajtim kirurgjik me rikonstruim biologjik te formave te ndryshme te luksacioneve kongjenitale te kokerdhokut,
– implantimi i protezave totale te kokerdhokut me cimento dhe pa cimento,
– implantimi i protezave totale te gjurit dhe nyjeve tjera,
– revizione te protezave te kokerdhokut dhe te gjurit,
– dijagnostifikim me artroskopi dhe kirurgji te lendimet e nyjeve traumatologjike,
– tumore te sistemit osteomuskular,
– rikonstruim i nenbrrylit dhe dores,
– transplantimi osteoartikular me metodat bashkohore te bankes kockore.
– rikonstruimi i deformimeve kongjenitale dhe të fituara të shputes se këmbës.
Me zgjerimin dhe permisimin e personelit kadrovik, Klinika per semundje Ortopedike filloi te merret me hulumtime dhe kerkime shkencore ne fushen e sistemit lokomotor sic jane :
– hulumtimet biomekanike te sistemit lokomotor, sidomos te kokerdhokut te femijeve.
– rikonstruime biologjike të kokerdhokut te femijet, sidomos te displazionet kongjenitale te kokerdhokut,
– problemet themelore dhe aplikative te protezave totale te kokerdhokut,
– problemet themelore dhe aplikative te protezave totale te gjurit dhe nyjeve tjera,
– problemet aplikative gjate perdorimit te implanteve te reja modulare te revizionet e endoprotetikes,
– aplikimi dhe transplatimi i grafteve të eshtrave ne kirurgjine rikonstruktive, me organizimin e një banke bashkëkohore te eshtrave,
– dijagnostifikimi dhe trajtimi i tumoreve te eshtrave,
– veprimi i cimentos ne qelizen e indit te eshtrave,
– analiza e periudhës se ecjes para dhe pas operacionit te pacientët me transplantim të ligamenteve.
Ne vitet e fundit ne Kliniken e Ortopedise jane bere dhe disa projekte shkencore sic jane :
– tromboprofilaksa per os – XAMOX te pacientete te operuar me proteze totale te kokerdhokut dhe te gjurit qe ka zgjatur 2 vite.
– aplikimi i ampules BONVIVA te pacientet me osteoporoze.
Viteve te fundit ne Kliniken tone eshte bere implantimi :
– i endprotezave te para totale te kycit te kembes, krahut dhe te berrylit.
– implantimi i nje numeri te madh te protezave tumoriale te dizajnuara specijal per kekerdhokun, kofshen e kembes, gjurit, eshtrat e nengjurit dhe krahut.
– jane bere nderhyrje kirurgjike per shpetimin e jetes se pacienteve.
– jane bere nderhyrje kirurgjikale me rikonstruksion dhe transplatim me fibule vaskulare,
– artrodeze me Cammpanaci, hemipelvektomi dhe amputacione intrahumeroskapulotorakale.
– ne fushen e kirurgjise artroskopike viteve te fundit jane prezentuar dhe punuar nje numer i madh i teknikave artroskopike sic jane: menyra artroskopike e rikonstruimit te ligamenti te pare kruciat te gjurit (te gjitha teknikat egzistuese), rikonstruim artroskopik i krahut jostabil, artoskopi e kycit te kembes, aplikimi i artroskopise te frakturat osteochondrale te gjurit dhe te kycit te kembes duke perdorur metoden kirurgjike mini invasive.
– trajtim bashkohor te kerces se nyjeve – mozaik plastika, PRP, PRGF.
– trajtim bashkohor te patelat jostabile,
– trajtimi me metoden e Ponsetit te femijet me anomali te lindura te shputes se kembes, (Pes equinovarus)
Klinika per semundje Ortopedike perdor metoda me te sofistikuara per diferencimin dhe dijagnostifikimin e semundjeve dhe lendimeve te sistemiti osteomuskular, te cilat jane me te persosura ne mjekesine bashkohore. Si shembull, mundemi te permendim metoden dijagnostifikuse sonografike ECHO, qe perdoret per zbulimin e hershem te anomalive gjate zhvillimite te kokerdhokut te femijeve, dhe semundjeve tjera te indeve te buta.
Ne kliniken tone egziston Hologic QDR Explorer, ose densitometer i eshtrave, qe perdoret per matjen dhe vlersimin e denzitetit dhe permbajtjes se mineraleve te eshtrave dhe vlersimin e rreziqeve te frakturave.
Aktualisht në Klinikën B, është themeluar Qendra për Osteoporozë, ku, përveç densitometrisë së pacientëve, një herë në muaj mbahen edhe ligjerata për osteoporozën me qellim që të rritet niveli i vetedijes se shëndetit te pacientet.