Misioni i Klinikës Universitare

Misioni i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdesit Intensiv dhe Qendra Emergjente Shkup është në kryerjen e aktivitete me interes publik – veprimtari shëndetësore, edukative dhe kërkimore – shkencore në një tërësi të vetme funksionale.
Në kuadër të veprimtarisë së kujdesit shëndetësor të Klinikës Universitare, ofron shërbime shëndetësore të  nivelit tercier edhe atë shëbime specialistike dhe subspecialistike ambulatore dhe spitalore në fushën e traumatologjisë, sëmundjeve ortopedike, anestezisë, reanimacionit dhe trajtimit intensiv dhe trajtimit të rasteve urgjente nga fusha e veprimtarisë kirurgjikale në mënyrë profesionale, duke respektuar aktet dhe rregulloret pozitive që rregullojnë veprimtarinë dhe parimet ligjore për ta bërë atë.
Në kuadër të veprimtarisë edukative, Klinika Universitare merr pjesë në realizimin e programeve studimore të Fakultetin të Mjekësisë në Shkup të studimeve themelore, magjistratures dhe doktoratures, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me rregulloret pozitive që rregullojnë veprimtarinë dhe aktet e përgjithshme të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup duker kryer edukimin dhe trajnimin e punëtorëve shëndetësor në përputhje me rregulloret në fushën e shërbimit shëndetësor.
Klinika Universitare kryen veprimtarinë kërkimore-shkencore si një tërësi funksionale me veprimtarinë shëndetësore dhe edukative përmes përgatitjes së programeve për hulumtime shkencore ose në bashkëpunim me subjekte të tjera vendore ose të huaja.

Vizioni i Klinikës Universitare

Vizioni i Klinikës Universitare ISHP për Traumatologjisë, Kirurgjisë Ortopedike, Anesteziologjisë, Reanimacion dhe Kujdesit Intensiv dhe Qendra Emergjente në Shkup është vazhdimi i kryerjes së shërbimeve shëndetësore me interes public, gjithnjë me një rritje si nga ana sasiore duke ofruar rritje te numrit të shërbimeve shëndetësore poasahtu edhe rritje cilësore duke futur metoda dhe teknika më të reja per trajtimin e pacientëve, si dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetsore në çdo segment të procesit të punës duke ju përmbajtur standardeve për kualitet dhe implementimin e të njejtave, me qëllim që të kontribuojë në progresin e veprimtarise.
Vizioni i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anesteziologji, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Qendres Emergjente në Shkup është vazhdimi i kryerjes së veprimtarisë arsimore dhe kërkimore me interesit publik duke e rritur të njëjtën në mënyre sasiore dhe vazhdimisht duke e ngritur kualitetin me qëllim të edukimit sa më cilësor të studentëve dhe punëtorëve shëndetsorë, me tendencë të pasurimit së kurrikulumeve me njohuritë më të reja shkencore në fushën e mjekësisë dhe të pregatitjen e kuadrove me njohuri shkencore dhe me shkathësi praktike.
Vizioni i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdesit Intenziv dhe Qendra Emergjente Shkup është të zhvillojë veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të Klinikës Universitare dhe zbatueshmërinë e saj në praktikën e përditshme.