Klinika Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Qendra Emergjente Shkup u themelua me vendimin nr. 51-4511 / 1 nga 31.07.2010. miratuar nga Qeveria e RM, të botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 105/2010.
Themelimi i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdesit Intenziv dhe Qendrës Emergjente Shkup është i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me vendim nr.30120100036289 të datës 18.08.2010. me të cilën Klinika Universitare fitoi pavarësin e plotë si person juridik.
Klinika Universitare udhëhiqet nga Dr. Ilir Hasani, Ph.D., Drejtor i emëruar me Vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Klinika Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Qendra Emergjente, është organizuar në katër njësi organizative dhe dy shërbime:
– Shërbimi për menaxhim me resurse njerëzore, punë juridike dhe punë të përgjithëshme teknike
– Shërbimi për çështje ekonomike dhe kontabilitet

Brenda njësive të lartpërmendura organizative janë themeluar departamente si njësi funksionale me qëllim të kryerjes së veprimtarisë së Klinikës Universitare.
Klinika Universitare e Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë, Reanimacion dhe Kujdesit Intensiv dhe Qendra Emergjente Shkup më 31.12.2017 ka të punësuar 463 të punëtor.
Klinika Universitare ka këto hapësira për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore:
– Klinika e traumatologji me hapësirë prej 1401 m2, me dy sallat të operacionit, numri i shtretërve spitalor 37 dhe 5 shtretër spitalor në Qendrën Spinale

– Klinika për Sëmundjet Ortopedike me hapësirë prej 6164 m2, me katër salla të operacionit dhe me 73 shtretër spitalor

– Klinika KARIL me hapësirë prej 1175 m2 dhe me kapacitet prej 24 shtretërve spitalorë

– Qendra e Emergjencës me hapësirë prej 592 m2 dhe me kapacitet prej 6 shtretërve spitalorë