Udhëheqësia e TOARKIQE reagon ashpër ndaj redaksisë “zdravstvo.mk” për tekstin “Qendra Urgjente në kaos!!! Specialistët pa të drejtë për udhëzim, pacientët pa “ryshfet” nuk mund të arrijnë deri te KT dhe MR”
Është i pasaktë informacioni se në dy javët e fundit me urdhëresë u janë mar ingerencat doktorëve specialistë dhe të gjitha udhëzimet të cilat ata i krijojnë për ti udhëzuar pacientët për inçizim me Tomografi kompjuterike dhe Rezonancë magnetike, janë bllokuar.
Të gjithë doktorët kanë mundësi të krijojnë udhëzime për pacientët. jo vetëm specialistët, por edhe doktorët që punojnë në Qendrën urgjente kirurgjike (QUK), të cilët janë në ndrrim ose doktorët të cilët janë të ftuar nga klinikat e tjera për ta kontrolluar pacientin, kanë të drejtë dhe obligim të shkruajnë mendim dhe ti udhëzojnë pacientët. ata kanë të drejtë të krijojnë udhëzime për të gjitha aktivitet, procedurat diagnostike dhe trajtimet të cilat nuk munden ti bëjnë në kushtet ekzistuese të QUK, me kusht që pacientët të jenë të pranuar, të kontrolluar dhe rrjedhimisht edhe të jetë i vendosur indikacioni urgjent për një procedurë diagnostike të caktuar.
Obligim ligjor i udhëheqësisë së Klinikës është që ta ndjek, menaxhoj punën e saj, me çfarë pacientëve tu mundësohet kujdes adekuat mjekësor, në varësi nga shkalla e urgencës, ndërsa në bashkëpunim me të gjitha klinikat është mundësuar qasje multidisciplinare profesionale për çdo pacient, me mundësi për udhëzim për procedura plotësuese diagnostike dhe terapeutike.
Potencojmë, të gjithë doktorët mund të krijojnë udhëzime dhe asnjë doktori nuk i është marrë ajo e drejtë.
Apelojmë mos të transmetohen informacione jo të sakta në opinion. Qëndrojmë në dispozicion për çdo shpjegim dhe përgjigje, sepse shëndeti i pacientëve është më i rëndësishëm.