KOLEGIUMI PROFESIONAL

Supspec d-r. ALEKSANDAR TRAJANOVSKI

Drejtor i Klinikes per Traumatologji, Ortopedi, Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intenziv dhe Qendres Urgjente

Doc. d-r ARSIM AZIRI

Drejtor i Klinikes per Traumatologji, Ortopedi, Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intenziv dhe Qendres Urgjente

D-r spec. DALIP JAHJA

Udhëheqës i Klinikës për Sëmundje Ortopedike

Doc. d-r supspec. ILIR HASANI d-r sci.

Udhëheqës i Klinikës se Traumatologjisë

Dr. Ilir Hasani ka lindur më 23 maj 1977 në Kumanovë, ku edhe ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Ai u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin akademik shkollor 1994/95 dhe u diplomua në vitin 2001 me mesatare 8.8.

Pas përfundimit të praktikës obligative mjekësore , ai u punësua në Institucionin Mjekësor Privat “Zana” si mjek i përgjithshëm. Që nga viti 2003 ai punoi vullnetarisht në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup, ku edhe ishte i përfshirë në mënyrë aktive në praktikën e përditshme. Ai u punësua në Klinikën e Traumatologjisë në vitin 2004.  Titullin specialist në kirurgji të përgjithshme e arriti në qershor  të vitit 2008. Në vitin 2006 ai u zgjodh si asistent i ri, në vitin 2011 si asistent, dhe në vitin 2015 u zgjodh asistent-doktorant në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e kirurgjisë. Nga viti 2009 deri në vitin 2010 ka mbajtur postin e drejtorit të Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Qendrën Klinike-Shkup. Në vitin 2009, ai u zgjodh për përfaqësues kombëtar i Komitetit të shoqatës mjeksore të Forcave të NATO-s.

Në qershor të vitit 2010 u emërua zëvendës kordinator i klinikave kirurgjikale me Qendrën  Emergjente, Klinikën për Anestezion, Rianimim dhe Kujdes Intensiv dhe Klinika e Sëmundjeve Ortopedike.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ishte drejtues i Qendrës Emergjente Kirurgjikale, ku dha kontribut të madh në organizimin e shërbimeve emergjente,në dijagnostikën emergjente, në kujdesin emergjent të pacientëve me sëmundje akute kirurgjikale në kushte normale dhe në kushte të ndodhive masive.

Që nga gushti i vitit 2017, me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ai u emërua Drejtor i ISHP  KU të Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë,Reanimimit dhe  Kujdesit Intenziv, Qendrës Emergjente në Shkup. Në vitin 2017 ai u emërua Këshilltar Nacional i Ministrit të Shëndetësisë.

Në mars te vitit 2018, kreu studimet e doktoratures në lëmin e traumatologjise ne Fakultetin e Mjekesisë në Univeryitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Në vitin 2018 kreu subspecijalizimin ne lemin e traumatologjise se sistemit lokomotor.

Ai ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpoziume dhe takime të tjera profesionale dhe shkencore të karakterit ndërkombëtar dhe kombëtar si ligjërues i ftuar dhe është autor dhe bashkëautor i shumë botimeve  dhe punimeve shkencore që janë shqyrtuar në revista , në kongrese dhe simpoziume.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, për të cilën ka certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht nga Universiteti i Kembrixhit. Ai ka njohuri elementare në gjuhën gjermane dhe posedon aftësi  kompjuterike të jashtëzakonshme.

Është anëtar i Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë, anëtar i Shoqatës  Maqedonase të Ortopedëve dhe Traumatologëve, anëtar i Shoqatës Ao Alumni, anëtar i Shoqatës AO Spine, anëtar i Kryqit të Kuq  të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopédique et de Traumatologie).

As. d-r MAJA MOJSOVA - MIJOVSKA d-r. sci

Udhëheqëse e Klinikës për Anestezion, Reanimacion dhe Kurim Intenziv

Udhëheqëse e Repartite per anesteyion dhe reanimacion ne Urologji

D-r spec. ALBERT LLESHI

Udhëheqës i Qendrës Urgjente Kirurgjikale

Dr Albert Lleshi ka lindur ne Diber me 05 qershor 1977, ku dhe kreu arsimin fillor dhe te mesem,  Studimet per mjekesi I fillon ne vitin 1996-2002 prane Fakultetit te mjekesise-Univerziteti I Tiranes, R.Shqiperise. Nga korriku deri ne tetor te vitit 2002 punon si volunter ne qendren medicinal ne Diber, nga tetori I vitit 2002 punesohet si mjek I pergjthshem ne qendren per rehabilitim dhe mjekesi fizikale-banjat e dibres. Me 2005 punesohet ne kliniken per Anestezion reanimacion dhe kujdes inteziv prane qendres klinike Shkup, me 2006 filloi specializimin ne Anestezion dhe mjekim intenzivte cilene kryen ne 2010, dhe fiton emerimin specialist I anestezionit dhe mjekimit intenziv, nga 01.10.2012 caktohet si udheheqes per anestezionin neonatal ne kirurgjine e femijeve. Ne vitin 2013 eshte pjese e proektit te MSh per kardiokirurgjin neonatele na bashkepunim me International Children`s Heart Foundation, nga muaji I maj deri ne gusht te vitit 2014 si dhe nga muaji gusht deri ne nentor te vitit 2015 eshte pjese e ekipit anesteziologjik te Farwanija Hospital-State of Kuwait, gjate vitit 2015 ne zgatje prej nje muaji qendron ne Cerrahpas Faculty of Medicine, Istanbul University, R.Turqise  nen mentorimin e prof Yalim Dikmen, per momentin eshte kandidat per doktor shkence ne shkollen per studime te doktoratures prane UKM-ne Shkup nen mentorimin e Prof Andrijan Kartalov. Nga muaji gusht deri ne nentor te  te vitit 2017 udhehq me kliniken per Anestezion, reanimacion dhe mjekim Intenziv, me dhjetor te 2017 emerohet si udheheqesi I Qendrës Emergjente Kirurgjikale. Ne 2016 zgjidhet si perfaqesues I kuvendit te odes se mjekeve te maqedonise nga radhet e mjekeve te klinikave kirurgjikale prane kampusit te klinikave “nena Tereze”, te njejtin vit zgjidhet edhe anetar I keshillit ekzekutiv te odes se mjekeve te maqedonise.

KËSHILLI DREJTUES

D-r spec. ILIR SHABANI

Kryetar i Këshillit Drejtues

As. d-r supspec. ALEKSANDAR SAVESKI

Anëtar i Brendëshëm i Këshillit Drejtues

D-r spec. FERIT MUHARREMI

Anëtar i jashëm i Këshillit Drejtues

Dipl. ekon. KRISTIJAN ILIEVSKI

Anëtar i jashëm i Këshillit Drejtues

Dipl. ing. BOBAN BOJKOVSKI

Anëtar i jashëm i Këshillit Drejtues