Në datën 17 dhe 18, Klinikën e Traumatologjisë e vizitoi Prof. Dr. Tedi Civcvaric nga Qendra Klinike – Rijekë – Republika e Kroacisë. Gjatë qëndrimit, Profesori mori pjesë aktive në promovimin dhe zbatimin e metodës minimale invazive të humerit. Ai ishte i pranishëm në operacione dhe mbajti një leksion për studentët dhe specializantët në temën e mësipërme. Prof. Dr. Tedi Civcvaric është një ekspert i spikatur në këtë fushë në Kroaci dhe më gjerë.
Ndajeni këtë postim